Sipas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Nezar Seitaj u ekstradua konform ligjeve dhe akteve ndërkombetare. Ajo shprehet se opozita po bën alarm fals për këtë ekstradim.
Në një reagim në rrjetet sociale ministrja e Drejtësise, Etilda Gjonaj, shkruan se Nezar Seitaj u ekstradua ne Itali, në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtesise italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombetare.
Ministrja Gjonaj thotë se opozita vijon të konsumojë përditë energji për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorezua pikërisht drejtësise italiane. Sipas ministres se Drejtësisë, organet e akuzës shqiptare nuk i pengon asgjë, përkundrazi kanë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për të bashkëpunuar me ato italiane për të marrë dhe për të përfituar çdo informacion që do t’ju nevojitet për efekt hetimi.
“Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do të përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.
Jam e bindur se nëse nuk do të ishte ekstraduar, kjo opozitë kaq haptaz e trembur prej Reformës në Drejtësi, do të thoshte “nuk i’a dorëzuan antimafias italiane, po e mbajnë këtu për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë”.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e mbyll reagimin e saj me fjalët ” ligjshmëria është busulla e vetme që orienton vendimmarrjen tonë”./abcnews.al