Skënderbeu-Partizani, një ditë më parë ka pasur edhe incidente të vogla. Policia ka reaguar, duke arrestuar një tifoz në flagrancë, ndërkohë që një tjetër është proceduar penalisht. Ky i fundit është nën moshë dhe është lënë i lirë.
Policia e Shtetit ka dalë me njoftim: “Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.
Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”.