Virusi misterioz në Kinë, humbin jetën 9 persona infektohen 400 të tjerë

schedule09:03 - 22 Janar, 2020

schedule 09:03 - 22 Janar, 2020

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në Kinë si pasojëe virusit misterioz që është përhapur kohët e fundit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se deri më tani përveç viktimave rezultojnë 440 persona të prekur nga ky virus, që ka origjinën nga tregu i ushqimit të detit.

Virusi është shpërndarë nga qyteti Vuhan në disa provinca tjera kineze, ashtu sikuse në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë dhe Korenë Jugore. Autoritetet kanë pranuar se Kina gjendet në “situatën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit të virusit.

Kina ka pranuar se ka filluar shpërndarja e virusit nga një njeri te tjetri. Virusi që tashmë njihet si 2019-nCoV, është bërë e ditur se është një lloj i ri i koronavirusit, që nuk është identifikuar më parë te njerëzit.

Simptomat e këtij virusi janë probleme me frymëmarrje, kolle dhe ethe. NDërkohë këtë të mërkurë pritet që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillojë një takim në lidhje me këtë situatë për të diskutuar krizën dhe për të mësuar nëse shpërndarja e virusit përbën urgjencë ndërkombëtare për shëndetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!