Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti i 26 nëntorit ndal investimet e bizneseve, Xhepa: Kompanitë kredi për të paguar punonjësit

schedule18:31 - 21 Janar, 2020

schedule 18:31 - 21 Janar, 2020

Bizneset shqiptare kanë ndalur investimet në tremujorin e fundit të 2019. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë  kompanitë shqiptare kanë bërë kërkesa për kredi vetëm  për të shlyer detyrimet dhe pagat e punonjësve.

Sipas ekspertit Selami Xhepa  marrja e kredive për likuiditet është një tregues i vështirësive me të cilat u përballën bizneset si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit

Për ekspertin Xhepa e vetmja shpresë për të përmirësuar situatën ekonomike dhe të bizneseve në vend është hapja e negociatave me Bashkimin  Europian  e cila pritet ti japë një impuls pozitiv  ecurisë ekonomike.

Pritshmërinë për tremujorin e parë të vitit 2020,   për kreditimin për investime nga bankat janë përsëri pesimiste.

Madje bankat e nivelit të dytë, presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!