Ekstradimi i Nazer Seitit/Avokati paralajmëron kallëzim penal për prokurorët

schedule15:12 - 29 Janar, 2018

schedule 15:12 - 29 Janar, 2018

Avokati i financierit të grupit kriminal “Habilaj”, Nazar Seitit, ka reaguar për ekstradimin e këtij të fundit në Itali. Detar Hysi ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët sipas tij, lejuan ekstradimin e Seitit pa prova dhe fakte, por vetëm duke u nisur nga përgjimet italiane.

Ekstradimi drejt Italisë të Nazer Sitit i konsisderuar si financierit Nazar i grupit krimina ‘Habilaj’, ka krijuar shumë dyshime për mënyrën e shpjet se si u bë largimi i tij.

Avokati Detar Hysi ka reaguar për ABC News duke paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht dy prokurorët e krimeve të rënda, të cilët sipas tij, lejuan ekstradimin e Seitit pa prova dhe fakte në shtetin tonë, por vetëm duke u nisur nga përgjimet e pale italiane.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej dhe nuk morën asnjë masë. Do të depozitojë kallëzim penal për prokurorët e çështjes”.

Për ekstradimin e Seitit, më herët reaguan edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe ministria e Drejtësisë. Organi qëndrorë i akuzës theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim të Prokurorisë Tiranë me Prokurorinë Për Krime të Rënda në lidhje me çështjen e ekstradimit të Seitit. Arta Marku, njfoti se ka filluar hetimin disiplinor ndaj prokurorëve që kanë trajtuar çështjet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe atë të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë ministria e Drejtësisë u mjaftua vetëm me faktin se, esktradimi i Nazer Seitit u krye në përputhje me rregullat ndërkombëtare që ndiqen për raste të tilla dhe se, prokuoria nuk paraqiti pengesë për dërgimin e tij në Itali. Seiti u arrestua në Vlorën më muajin tetor për llogari të prokurorisë së Katanias, ndonëse ndaj tij kishte filluar një hetim edhe prokuroria e kriemeve të rënda në gusht të 2016./abcnews.al