Avokati Asllan Dogjani gjatë diskutimit në studion e “ABC News” përveçse për çështjen e për lirimin nga burgu të personave me rekorde kriminale, është ndalur edhe te zgjedhja e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Sipas tij çdo vendim realizohet për kapjen e drejtësisë, ndërsa tha se qeveria synon të sjellë në pushtet njerëz sipas interesave politikë.
“Faktet flasin ndryshe, gjithçka synohet për të kapur drejtësinë që kur të mos jenë në pushtet të kenë njerëzit e tyre. Caktohen njerëz sipas interesave politikë duke diskriminuar persona të cilët mund të jenë më të aftë. Qytetarët nuk kanë rrugë tjetër dhe vetëm por largohen”, u shpreh Dogjani.
Ai tha se filozofia e kësaj qeverie para se të vinte në pushtet ishte duke i bërë thirrje të gjithë elementëve të inkriminuar të cilët kanë ndikuar në zgjedhje. “Për të ardhur pushtet me çdo kusht, me çdo dhunë apo edhe me çdo krim dhe këta nuk mund të dalin jashtë kesaj filozofie. Edhe në Parlament dolën deputetë më të shkuar kriminale. Ka ikur meritokracia për të vendosur njerëz të cilët i shërbejnë qytetarëve”, deklaori Dogjani.
I pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama për çështjet e kryebashkiakëve për të cilët është shprehur se nuk janë përgjegjësi të PS, Dogjani tha se është e pamoralshme vendosja e një kryabshkiaku me precedent penal.
“Këta i zgjedh partia ose më saktë kryetari partisë, ata e marrin informacionin të qartë. Opozita nuk ka asnjë lloj mundësie për të siguruar dokumeta apo informacine, këto të dhëna i merr nga qytetarët. Pse është kaq e domosdoshme që një kandidat që ka qenë në procedim penal të vendoset kryetar bashkie. Le të jetë i pafajshëm, por nuk ka moral që një kandidat i akuzuar për përdhunim ta çosh për kandidtat”, tha më tej Dogjani.