Policia e Tiranës ka mbledhur një numër të madh provash dhe dëshmish në vendin e ngjarjes për të zbuluar autorët e vrasjes së mbrëmshme në Astir. Vilson (Tafciu) Noka 28-vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person që besohet se kishte njohje personale me të. 28-vjeçari doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me 3 plumba pistolete.
E nxorri në pritë, policia shpall në kërkim shokun e Vilson Tafçiut
Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me pistoletë në rrugicën e errët anash lokalit.
Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës. Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Nokën si dhe të persona të tjerë që ishin në lokal.
Gazetari Andi Qosja raportoi mëngjesin e sotëm për Abc News se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirëorganizuar.
“Janë siguruar një numër i madh i kamerave të sigurisë. Deri më tani ka një person të dyshuar”, raporton Qosja.
Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale, dyshohet i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca.
Grupi hetimor është fokusuar në të shkaurën e viktimës për të shkuar tek autorët e mundshëm të krimit. Gjithashtu janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës pistoleta dhe prova të tjera të gjetura në vendngjarje. Për zbardhen e kësaj ngjarje përpos komisariatit nr. 6 është angazhuar dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës.
Vilsoni ishte klient i rregullt i këtij lokali thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6, është thirrur nga një person me të cilin besohet se pa patur njohje personale. Sipas dëshmitarëve nuk ka patur tension apo konflikt fizik mes tyre. Vilsoni është ngritur qetësisht nga bari, ka dalë nga dera e pasme dhe pas pak minutash është qëlluar për vdekje me 3 plumba psitolete.
Bazuar në dëshmitë policia ka bërë një identikit të personit që e ka nxjerrë në pritë Vilson Nokën. Sakaq do të analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë./abcnews.al