I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, konsulenti ligjor i PD, Ivi Kaso ka komentuar artikullin e gazetës gjermane “Bild” për kreun e demokratëve Lulzim Bashën.
Gazeta shkruante në artikullin që më pas u fshi për lobimin rus. Bild” theksonte se paratë që kishte paguar Basha tek Nick Muzin kanë qenë për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë, sipas Kasos, PD nuk është interesuar për këtë artikull, por beson se ndodh që shumë media në botë edhe ato prestigjoze ti fshijnë artikujt pasi është konfirmuar e vërteta.
Pjesë nga intervista:
Taulant Balla ka publikuar artikullin e plotë, është hequr nga faqja zyrtare e “Bild”. Thuhet që zoti Basha ka bërë lobim dhe ka qenë për mos hapjen e negociatave.
Ky është artikull i Taulant Ballës. Mund të jenë vetëm deklaratat e zotit Balla, të cilat janë të vetmet që shqiptarët kanë dëgjuar, pasi që në vitin 2017 është po ky zotëri ka hedhur akuza të rënda dhe kanë ngelur vetëm të tilla. Në fund me një vendim të gjykatave, pas një zvarritje nga prokuroria ka thënë fjalën e vet. Dhe fjalën që drejtësia ka thënë eshte se nuk ka fakt penal.
E ka Bild këtë artikull. Ne si gazetarë u interesuam, madje abc news dërgoi një email, po ju jeni interesuar si forcë politike?
Besoj se nuk i takon forcës sonë politike. Është një media prestigjoze
Publikoi përgjimet…
Po sigurisht. Artikujt gjenden ende në faqen e Bild. Janë raste të njohura ku shpeshherë mund të publikohen ngjarje që lidhen me media të tjera dhe më pas hiqen ku konfimohen të pavërteta. Unë di që sot nuk ka një artikull. Nuk kam qenë i interesuar të investigoj. Mediat kanë të drejtë, por edhe zoti Balla ti drejtohen Bild.
U ulët në një tryezë të përbashkët, flasim pak për draftet. Gjiknuri tha se depolitizimi i administratës do të jetë një draft i propozuar nga ju. Ku është puna me këtë draft?
Në radhë të parë nuk e kam dëgjuar por më vjen mirë që qendrimi i pjesës tjetër të tryezës…Reforma do të bëhet për shqiptarët më pas Parlamenti do të mbajë qëndrimet e tij. Angazhimi jonë ka qenë konstant. Kemi edhe një qëndrim edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore. Kushtet nuk janë të pranueshme në këtë moment për të bërë një depolitizm të plotë dhe të menjëhershëm. Nuk është momenti që depolitizimi të vijë i menjëhershëm. Ne kemi dhënë dy zgjidhe: E para drastike, votim dhe numërim elektronik, do ta reduktonte administratën zgjedhore.
Krimi kibernetik është një tjetër situatë?
Në fazën e parë kur këto do jenë në sistem me qarqe të mbyllura, do jenë të paaksesueshëm nga jashtë. Garancia që ofrohet nga kompani në botë, kanë ndërtuar sisteme të tilla dhe janë duke bërë zgjedhje me këto sisteme./abcnews.al