PD reagon për zgjedhjen e Metanit në krye të ILD: Shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi

schedule19:55 - 20 Janar, 2020

schedule 19:55 - 20 Janar, 2020

Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë zyrtare selia blu e cilëson Metanin si “shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi”. Sipas demokratëve emërimi i tij vulos dështimin e reformës, kapjen dhe  politizimin e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, vëllai i ish ministres dhe deputetes së tij. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.

Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!