Një profesor universiteti është duke u përballur me akuza penale, pasi dyshohet se ka vjedhur mijëra para për kërkime shkencore dhe i shpenzonte ato në klube striptizi, blerje në iTunes, ushqim dhe shpenzime të tjera.
Chikaodinaka Nwankpa, një profesor 57-vjeçar në Universitetin Drexel në Filadelfia, u akuzua këtë javë për vjedhje dhe mashtrim sipas zyrës së avokatit të rrethit Philadelphia (DAO).
“Nwankpa përdori në mënyrë të pahijshme dhe kriminale mijëra dollarë që u ndanë për qëllime kërkimore në drejtim të kënaqësisë së tij private. Ai tradhtoi Universitetin Drexel dhe studentët që paguanin shkollimin”, ka thënë prokurori i rrethit Larry Krasner.
Ai dyshohet se ka shpenzuar më shumë se 96.000 dollarë në vendet e argëtimit për të rritur, si dhe më shumë se 89.000 dollarë në blerjet e iTunes. Kjo është hera e dytë që Nwankpa është akuzuar për shpenzime të dyshimta në lokalet e natës.
“Ky është një shembull i mashtrimit flagrant dhe një keqpërdorim i turpshëm i fondeve publike”, tha avokati amerikan William M McSwain.
Prokurorët kanë shtuar se Nwankpa i ka kthyer 53.328 dollarë në tetor. Profesori u la i lirë nga paraburgimi për akuzat e fundit këtë javë, pasi bëri një pagesë prej 25.000 dollarësh garanci dhe dorëzoi pasaportën e tij. Seanca dëgjimore është caktuar për 29 janar.
Ai mund të përballet me 14 vite burg dhe të paguajë mijëra dollarë gjobë, nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat./abcnews.al