PSG po tenton prej vitesh të fitojë Champions League, një trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. Në Francë vetëm Marseille ia ka dalë të shpallet kampion në kompeticionin më të mirë për klube (1993) dhe klubi kryeqytetas nuk e duron dot këtë fakt.
Miliona të shumta janë hedhur, por PSG nuk po ia del të mbërrijë as në finale. Thomas Tuchel është trajner i ekipit prej vitit 2018, por nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit. Ëndrra e madhe quhet Pep Guardiola dhe mediet angleze raportojnë se PSG po përgatit një ofertë të parefuzueshme për spanjollin e njohur.
Në kryeqytetin francez janë të bindur që trajneri i Cityt është i duhuri dhe do të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al