FOTO/ Digjet makina e gardianit të burgut të Shënkollit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

schedule10:29 - 19 Janar, 2020

schedule 10:29 - 19 Janar, 2020

Makina e gardianit të burgut të “Shënkollit”, Nikoll Prenga është djegur plotësisht gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Dyshimet e para janë se djegia është e qëllimshme.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës rreth orës 12 e 30 minuta. Në momentin e zjarrit mjeti tip “Mecedes benz” ka qenë i prakuar pranë banesës së tij  në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Vetë Nikollla është lajmëruar për ngjarjen nga forcat zjarrfikëse.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të për të identifikuar autorët. Ndërkohë, gardiani i burgut, Nikoll Prenga ka pohuar para oficereve të policisë se dyshon që ngjarja ka të bëjë me  biznesin e tij, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme kohët e fundit.

 

/abcnews.al