Çfarë duhet të dini për njerëzit që përdorin fotoshopin

schedule08:32 - 19 Janar, 2020

schedule 08:32 - 19 Janar, 2020

Një trup perfekt, këmbë të gjata, sy të mëdhenj, të gjitha mund ti shohim në fotot e postuara në mediat sociale.

Përdorim të madh gjejnë edhe aplikacionet e ndryshme që ndihmojnë njerëzit në editimin e fotove.

Pas disa kërkimeve të realizuara nga Bright Side, u arrit në përfundimin që editimi i fotove para postimit na bën të kemi më pak vetbesim. Fotoshopi është bërë tashmë tema më kryesore tek të gjithë njerëzit, por realiteti i saj është se njerëzit ndihen jo të sigurtë për trupin e tyre.

Vajzat e reja zakonisht janë përdorueset më të mëdha të fotoshopit apo aplikacioneve edituese për fotografi.

Fotot e shumta ndoshta bëjnë që femrat të ndihen jo të sigurta dhe më pak atraktive.