Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, shënoi tre gola në ndeshjen e tij të parë në Bundesliga. I aktivizuar në minutën e 56-të, Haalandit iu deshën vetëm tre minuta lojë për të shënuar golin e parë. Deri në përfundim të sfidës, talenti norvegjez ia doli të kompletojë tripletën e tij, duke u bërë futbollisti i dytë më i ri në Bundesliga që shënon tri gola në një ndeshje.
“Unë erdha këtu për të shënuar gola”, tha fillimisht Haaland. “Është një debutim shumë i mirë për mua. Duhet të marrin ndeshjet një e nga një e të shohim çfarë do të ndodhë.
Është një ndjenjë e pabesueshme të luash përballë një tifozerie të tillë. Më jep një kënaqësi të veçantë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij emocioni”, tha Haaland për faqen zyrtare të Bundesligës./abcnews.al
The man of the moment gives his thoughts on today’s incredible scenes ?️ pic.twitter.com/05v8sIWou3
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) January 18, 2020