Milan pas disa afrimesh në merkato po mendon lëvizjen e radhës. Kuqezinjtë janë pas mesfushorit me tipare sulmuese, Dani Olmo, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb. Bisedimet mes palëve kanë ecur, madje trajneri i kroatëve, Bjelica, ka deklaruar se spanjolli nuk do të luajë në ndeshjen e radhës.
‘Djalli’ po mendon ta transferojë Olmon në merkaton e verës për shumën e 20 milionë €, por Dinamo Zagreb ka kërkuar 5 milionë më shumë plus 5 milionë € të tjera bonuse. Gjithashtu drejtuesit kroatë kërkojnë 7.5 milionë € komisione si dhe 3 milionë € në momentin që klubi kuqezi do të firmosë me lojtarin. Kërkesa e fundit është 10% në shumën e blerjes nga një klub tjetër në të ardhmen.
Duke parë kushtet e vendosura nga klubi kroat, drejtuesit e Milanit kanë pezulluar çdo bisedim. Ndoshta në qershor mund të bëjnë një tjetër sulm për 21-vjeçarin, por me kushtet që Milan pritet të vendosë. Mesfushori numëron 80 ndeshje me Dinamon në të gjitha kompeticionet, ku ka gjetur rrugën e rrjetës plot 20 herë. /abcnews.al