Ava Max, 25-vjeçarja me origjinë shqiptare ka folur për vështirësitë e fillimit.
Max, edhe pse sot një yll ndërkombëtar nuk harron t’i kujtojë rrënjët, origjinën dhe rrugën e gjatë për të arritur ku është.
“Në 1990 , ata u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Ata jetuan në një kishë për një vit të tërë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur sepse ishin në Paris. Ata u takuan me një zonjë në Paris që u dha atyre pasaporta dhe ata shkuan në Wisconsin –vendi dhe ku Ava lindi.
“Ata shkuan në Amerikë pa asgjë, pa para, pa ditur gjuhën. Ishte shumë e vështirë për ta.
Ndërkohë Ava e cila ka folur për këto vështirësi thotë se:
“Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Gjithnjë kam besuar se e mira mbizotëron. Këtë e them me siguri si mësim që kam marrë nga e shkuara ime. Vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë! Edhe nëse gjithë letrat hapen kundër teje, ka një rrugë për t’ja dalë. Unë, isha vetëm një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit. Po jua them këtë sepse besoj që mund t’ja dilni në gjithë çfarë doni.”
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndan histori personale për të motivuar fansat. Më parë, Max ka folur gjatë për problemet me vetëbesimin, bullizmin dhe ngacmimet dhe luftën që i është dashur të bëjë për t’u ndjerë e pranuar.
Ava Max rrëfen problemet me bullizmin: ‘Interneti është qesharak, gjithkush duket i përsosur’
Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka lindur në 16 shkurt të vitit 1994 në Wisconsin, shtet në SHBA. Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve ’90./abcnews.al