Vite më parë ia hoqi Tottenhamit nga duart, Mourinho gati të shlyejë “fajin”

schedule23:39 - 17 Janar, 2020

schedule 23:39 - 17 Janar, 2020

Jose Mourinho vazhdon të shohë alternativa të ndryshme për të përforcuar Tottenhamin e tij. Një ndër objektivat e portugezit zbulohet nga The Sun, që raporton se trajneri po tenton të sigurojë shërbimet e Willian.

Braziliani është pjesë e Chelsea dhe ka një kontratë deri në fund të sezonit me “Blutë e Londrës”. Rinovimi është shumë larg, por trajneri Lampard po e aktivizon si titullar brazilianin.

Mourinho ka një raport shumë të mirë me sulmuesin e djathtë 31-vjeçar, madje ishte ai që e bindi të zgjidhte Chelsea në verën e vitit 2013. Willian ishte pjesë e rusëve të Anzhit dhe ishte një hap larg transferimit te Tottenham, por “Special One”, asaj kohe trajner i Chelsea, bindi lojtarin latin që të zgjidhte kalimin në “Stamford Bridge”. /abcnews.al

 

Mourinho dhe Willian

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!