Alphabet kompania simotër e Google arrin fitim me vlerë një trilion dollarë

schedule12:11 - 17 Janar, 2020

schedule 12:11 - 17 Janar, 2020

Kompania simotër e gjigantit të kërkimeve në internet Google, Alphabet ka arritur për herë të parë  vlerën prej një trilion dollarësh në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në SHBA që arrin një nivel të tillë.

Tregu në Alphabet u mbyll me një rekord prej 1.450 dollarësh për aksion në Bursën e Nju Jorkut, më 16 janar.

Kompanitë tjera mbi këtë nivel janë Apple, që tani ka vlerën prej 1.38 trilion dollarësh, dhe Microsoft 1.26 trilion dollarë. Ndërkohë në vitin 2018 Amazon ka arritur në mbi një trilion dollarë, por që atëherë ka rënë në 930 miliardë dollarë.

Google, motori kryesor i kërkimeve në internet, ka prodhuar sistemin e njohur mobil Android./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!