Protesta e së shtunës u zhvillua në masa të forta policore. Të paktën 1500 punonjës policise dhe të Forcave të Ndërhyjres së Shpejtë, u angazhuan dhe qëndruan në gatishmëri për për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e protestës. ABC News sjellë një vëzhgim të planit të masave të sigurisë.
Paraditen e së shtunës, dy orë para nisjes së protestës së opozitës, rruga mbrapa kryeministrisë shfaqte këtë panoramë.
Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe kolegët e tyre të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, bashkë me pajimet e tyre speciale, skafandra dhe mburoja, kishin zbarkuar në gjithë rrugicat kufizuese të kryeministrisë për llogari të planit të masave për sigurimin e protestës.
Kalimi i mjeteve civile dhe këmbësorëve ishte penguar që më herët përmes shiritave kufizues.
Por jo gjithkush pranonte t’i bindej ndalesave.
Ka edhe situata që nuk presin.
Fillimisht, agjentët e anti-terrorit krehën perimetrin me qen anti-eksploziv.
Me afrimin e orënisjes së protestës një kordon policës u pozicionia para godinës së kryeministrisë, ndërsa qindra prej tyre në hapësirën mes godinës së qeverisë dhe piramidës.
Radha e parë u rezervua për efektivet femra. Protesta pritej të ishte paqësore, por duhej t’i dilej para çdo të papriture.
Çfarë mund të mos shihej nga toka do vërehej medoemos nga ajri. Sy të mprehtë efektivësh në dylbi si dhe snaiperistë vëzhguan për cdo cast nga taraca e kryeministrisë dhe të godinës së kuvendit çdo element të dyshimtë. Cdo element i tillë është është fotografuar dhe filmuar.
I vetmi detaj jopaqësor i protestës ishin këto kërcasje.
Fatmirësisht, dëmi i tyre i vetëm ishte zhurma dhe aroma e barutit.
Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht angazhimin e 1500 punonjësve të policisë në mbarëvajtjen e protestës. ABC News mësoi se edhe gati 500 të tjerë qëndruan në gatishmëri, në rast nevoje. Në sheshin e protestës pati të infiltruar edhe agjentë civilë të policisë, si edhe të shërbimeve inteligjente./abcnews.al