Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.
Abcnews.al ka siguruar dosjen, ku mes të tjerash bëhet e ditur se ish-kryebashkiaku i Vorës merret i pandehur pasi akuzohet për veprat penale: “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”. Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se akuza i është komunikuar avokatit të tij, Isuf Shehu.
Kryebashkiaku i Vorës ndodhet në arrati, dhe ende nuk i është dorëzuar organeve të drejtësisë. Kajmaku u akuzua se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh./abcnews.al





