Jasir Asani është huazuar në Suedi te skuadra e AIK Stokholm, ndërkohë që të kuqtë kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për kalimin te kampionët e Ishujve Faroe, të mesfushorit Alessio Hyseni. Vlonjati, i cili iu bashkua “demave” janarin e shkuar, luajti vetëm një ndeshje me Partizanin këtë sezon.
Ai ishte titullar në derbin me Partizanin dhe tani bëhet gati për një eksperiencë të re te KI Klaksvik. “Klubi zyrtarizon transferimin në formulën e huazimit të Alessio Hysenit pranë skuadrës KI Klaksvik. Mesfushori 23 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në Janarin e 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe.
Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020”, njofton klubi i Partizanit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al