Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga kapiten në ultras, lidhja e ngushtë e italianit me Monacon

schedule21:12 - 16 Janar, 2020

schedule 21:12 - 16 Janar, 2020

Ditën e djeshme Monaco priti në shtëpi kampionët e Francës, PSG, për të rikuperuar ndeshjen që ishte parashikuar për tu luajtur në javën e 15 të kampionatit. PSG arriti një fitore me goleadë 1-4, ku Kylian Mbappe shënoi një dygolësh.

Për të mbështetur Monacon në këtë ndeshje të vështirë me parizienët ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit dhe Andrea Raggi. Ish-kapiteni i Principatës e mbylli karrierën me Monacon qershorin e kaluar, por ende nuk e ka harruar ekipin e tij.

35-vjeçari e tregoi dhe një herë tjetër lidhjen e tij me klubin, duke udhëhequr grupin e ultrasve. Italiani u transferua në vitin 2012 tek Monaco dhe numëron 171 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Qendërmbrojtësi ka arritur të shënojë dhe 8 gola në 7 sezone në Ligue 1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!