Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arapi shqetëson Teutën, Martini kërkon edhe dy përforcime

schedule11:25 - 16 Janar, 2020

schedule 11:25 - 16 Janar, 2020

Teuta ka bërë vetëm dy afrime deri më tani. Durrsakët kanë zyrtarizuar Idelino Colubali dhe Ildi Gruda, dy sulmues që zëvendësojnë të larguar Darko Nikac dhe Basid Khalid. Trajneri Edi Martini pret edhe një lojtar tjetër për ofensivën, për që të luajë në të dy krahët.

Uendi Vecaj, një prej alternativa që kishte, është larguar para pak ditës. Drejtuesit janë duke punuar për të gjetur lojtarin e duhur. Gjithashtu synohet edhe afrimi i një mbrojtësi tjetër qendror. Arapi, Hoxha dhe Shkalla janë të vetmit me eksperiencë në skuadër.

Arapi së fundmi ka pësuar edhe një dëmtim dhe në ndeshjen kundër Laçit nuk do të jetë i gatshëm. Kapiteni ka pësuar një tërheqje, që e lë jashtë fushave të blerta për 10 ditë dhe do të duhet të ketë kujdes në momentin që do të aktivizohet.

Kalendari i ngjeshur, me shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër, e vë në pozita të vështira trajnerin Edi Martini, i cili tani pret që drejtuesit të afrojnë në skuadër edhe një tjetër mbrojtës cilësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!