Armando Broja po kalon një moment fantastik dhe me skuadrat e moshave të Chelsea, po bën paraqitje të shkëlqyera. Bomberi 18 vjeçar u aktivizua sot për Chelsea U-18 në takimin kundër Bradford City U-18, sfidë e vlefshme për Kupën FA të rinjve.
18 vjeçari kuqezi shënoi golin e parë në fitoren 5-0 të Bluve të Londrës, si dhe asistoi golin e dytë. Të rinjtë e Chelsea nuk e patën aspak të vështirë fitoren në këtë sfidë, duke treguar edhe një herë tjetër forcën e akademisë që ka kjo skuadër.
Broja më shumë është aktivizuar për Chelsea U-23 këtë sezon, por ka qenë protagonist edhe për U-18, duke i ndihmuar në shumë raste./abcnews.al
Job done! ?
The Blues are safely through to the FA Youth Cup fifth round, where they will host either Wolves or Crystal Palace. Broja, Lewis (2), Lawrence and Ballo with tonight’s goals.#CFCU18 pic.twitter.com/9v3ptSbkkB
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2020