Vijojnë kërkimet e zyrtarëve të shpallur në kërkim për “tërmetin”, shkon në 28 numri i të arrestuarve

schedule11:30 - 15 Janar, 2020

schedule 11:30 - 15 Janar, 2020

Vijojnë kërkimet dhe hetimet të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të komunave të cilët janë shpallur në kërkim.

Siç raporton gazetari i ABC News, Andi Qosja, ditën e djeshme kemi bërë publike, 27 emra të komunës Vorë, Kashar dhe  Farkë, të cilët janë hetuar dhe kanë rezultuar se kanë ndërtuar pa kriter, ndërtesa të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një pjesë tjetër e zyrtarëve vazhdon të jenë në kërkim.

Gazetari Andi Qosja ka raportuar për abcnews.al se personat e shpallur në kërkim rezultojnë se nuk janë në territorin shqiptar dhe janë larguar në drejtim të vendeve të BE.

Tashmë paralelisht ka nisur hetimi nga SHKB për të bërë të mundur nëse ka patur rrjedhje informacioni, që këta persona, kanë mundur të largohen jashtë vendit.

Ajo që ka vërejtur prokuroria në akt-ekspertimet që tashmë është duke i analizuar, ka të bëjë me dy shkelje të cilat i përkasin veprës penalë të falsifikimit të dokumentave (neni 228), dhe faktit se ndërtesat janë marrë në dorëzim edhe pse kanë patur mangësi të akteve por jo vetëm.

Përveç 27 personave të ndaluar ditën e djeshme, janë edhe persona të tjerë që janë në kërkim nga komisariati 5 dhe 6.

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet edhe më tej pasi ka patur rreth 60 qytetarë që kanë bërë kallëzim penal lidhur me objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në organin e akuzës në kryeqytet.

Nga prokuroria janë nën hetim Fatbardh Plaku ish-kreu i komunës Farkë, Besnik Fuçia ish-kreu i Komunës Kashar, si dhe shefin e urbanistikës Vorë, Luan Betën.

Lista është e gjatë ku janë pjesë urbanistë, arkitektë, inxhinierë të cilët kanë marrë në dorëzim objektet aktet e të cilëve kanë patur mangësi edhe në lidhje me cilësinë e ndërtimeve, betonit, hekurit që është përdorur për ndërtimin e objekteve, objekte të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe ai i 21 shtatorit.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës ka vijuar operacionin e nisur një ditë më parë dhe sot është arrestuar dhe një binzesmen tjetër i ndërtimit, duke e cuar numrin e të arrestuarve në 28 persona.

Sipas burimeve për abcnews.al bëhet me dije se sot është bërë i mundur arrestimi i Fejzo Dyrmishit, biznesmentit të ndërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!