Portieri shqiptar, Gentian Selmani, ka dhënë një intervistë për TransferMerkez TV, ku ka folur për të ardhmen e tij, si dhe për disa tema të tjera. Gardiani kuqezi i kombëtares tha se për të ardhmen e tij mendon agjenti, ndërsa fokusi i tij kryesor është të përmirësohet në fushën e lojës dhe të ndihmojë ekipin e tij sa më shumë të jetë e mundur.
– Flitet për një largim tëndin drejt Serie A. Disa skuadra italiane duan firmën tënde. Ku është e ardhmja juaj?
“Kam dëgjuar disa gjëra, zëra merkatoje. Megjithatë, fokusi im është vetëm te stërvitja e fortë dhe vetëm te paraqitjet në fushën e lojës. Sa i takon merkatos, me këtë gjë merret agjenti im. Objektivi im primar është të fokusohem në fushë, të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën time”.
– Çfarë mund të na thuash për paraqitjet e tua në fushën e lojës?
“Mendoj se kam punuar mirë, kam ndihmuar skuadrën. Kemi marrë rezultate të mira dhe deri më tani, jam i lumtur. Megjithatë, do të mundohem të punoj edhe më shumë, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën”.
– Kush është portieri yt i preferuar?
“Unë kam disa emra që i kam shumë përemër. Gianluiggi Buffon dhe Iker Casillas janë emrat që i shoh si idhuj”, përfundoi Selmani./abcnews.al