Vrasja e Drita Saliajt, familjarët e dy të arrestuarve: Të zbardhet e vërteta, që të shmanget hakmarrja

schedule15:29 - 14 Janar, 2020

schedule 15:29 - 14 Janar, 2020

Si të mos mjaftonte vetëm krimi që djemtë e tyre kryen, familjarët e tre të rinjve të akuzuar për vrasjen e Drita Saliajt në fshatin Gjerbës të Mallakastrës janë njohur me detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e 5 janarit.

Publikimi i dosjes ku tregohej se viktima para se të vritej ishte përdhunuar ka thelluar akoma më shumë dhimbjen në familjet Zotaj dhe Saliaj.

Në një interevistë për “Abc News” babai i Evis Zotaj, emri i të cilët lakohet se ka kryer përdhunimin nuk e pranon që djali i tij ta ketë kryer atë veprim.

“I njoh fëmijët e mi, nuk jemi nga ajo familje”, shprehet babai.

Për  Syrja Zotaj djali i tij duhet të dënohet maksimalisht nga drejtësia, madje ai shkon edhe më tej.

“I bëj thirrje shtetit të marrë masë, ta sjeellë në Mallakastër dhe ta pushkatojë”, thotë ai.

Mamaja e Luis Saliajt pa e fshehur dhimbjen është shprehur se djali i saj e kishte si nënën e tij Dritën dhe nuk do ta bënte kurrë një krim të tillë ndaj 51 vjeçares.

“Këtë të fundit nuk e besoj. Luisi e kishtë nënë Dritën është shumë e rëndë kjo”, thotë mamaja.

Ajo kërkon nga drejtësia që të zbardhet e verteta që djali i saj dhe dy të tjerët të marin dënimin që meritojnë.

“Nëse ai e ka bërë këtë punë, të marrin atë që meritojnë”, shprehet ajo.

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga “Abc News” u zbardhën dëshmi tronditese të të rinjve. Sindi Shehaj ka rrëfyerse Luis Saliaj dhe Ervis Zotaj shkuan në banesën e Drita Saliajt për të blerë hashash, por nuk kishin rënë dakord për çmimin dhe Ervisi më pas e përdhunoi atë. Pas këtij veprimi ata e kanë lidhur, goditur dhe e kanë hedhur 51 vjeçaren në rezervuarin e fshatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!