Marrëveshja e palëve për Reformën Zgjedhore, reagon Rama: Duhet përgëzuar ky rikthim

schedule15:10 - 14 Janar, 2020

schedule 15:10 - 14 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama, nuk ka vonuar të tregojë entuziazmin e tij, në lidhje me takimin surprizë, ditën e sotme, të 4 përfaqësuesve ndër- partiakë për Reformën Zgjedhore.

Duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR do të integrohen në ligjin zgjedhor.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!