Moti – E premte, 26 janar 2018

schedule14:11 - 26 Janar, 2018

schedule 14:11 - 26 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme në Veri dhe zonat Qendrore.

Gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave në Veri dhe gradualisht në mbrëmje vranësirat përfshijnë edhe zonat Qendrore. Pas mesnatës, vranësirat mbulojnë gradualisht të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga – 3°C në 14 APO 15°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!