Juventus nuk heq dorë nga objektivi Paul Pogba. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” synojnë rikthimin e mesfushorit në Torino, aty ku shpërtheu dhe kaloi katër sezone shumë të bukura (2012-2016).
Blerja e tij kushton dhe është pothuajse e pamundur për t’u marrë tani, kështu që Juventus ka shtyrë gjithçka për në verë. Për francezin duhet fituar rivaliteti me Real Madrid, por bardhezinjtë e kanë një plan të qartë.
Kampionët e Italisë janë gati t’i propozojnë Manchester United dy emra: Paulo Dybala dhe Adrien Rabiot. Argjentinasi është një ndër të preferuarit e trajnerit Solskjaer, teksa edhe francezi do të ishte një investim i mirë për repartin e mesit të fushës. /abcnews.al