Ndeshja e Solidaritet, flet Magani: Njerëzit të mos vinin për Baggion

schedule23:06 - 13 Janar, 2020

schedule 23:06 - 13 Janar, 2020

Trajneri i Besës, Gugash Magani, është i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News. Trajneri i mirënjohur foli për ndeshjen e solidaritetit fillimisht, për t’u ndaluar më pas edhe në disa tema tjera.

NDESHJA E SOLIDARITET – “U tha pak më përpara këtu se ne duhet të respektonim kampionët tonë. Unë po flas i fundit për këtë rast pasi nuk dua ta marr përsipër. Jam trajner futbolli dhe nuk mund të bëj opinionistin. Kauza ishte e përkryer, treguam solidaritet të gjithë shqiptarët për fatkeqësinë që na ndodhi. Nuk mund të bëj avokatin e askujt, pasi jam trajner dhe shoh punët e mia, por mund të them që ne patëm në fushë të gjithë kampionët e Shqipërisë, që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.

Unë nuk po them që do të vinin njerëz në stadium për Baggion, por për të mbështetur njerëzit në nevojë. E para, e dyta: Ne po themi që organizatorët që ishin, thirrën të gjithë lojtarët që mund të jenë nga vitit ’95 dhe këtej. Normalisht, unë mendoj se ne e kemi të vështirë pjesën e solidarizimit. Ne i japim 5 lekë, por nuk paraqitemi vetë personalisht, mendimi im. Ju thatë Igli Tare: Ai luajti një minutë dhe doli. Ne shqiptarët, kur lëmë futbollin, ia fusim gjumit. Kjo është dhe pjesë individuale. Nuk mund të luajë dot Perlat Musta nuk mund të luajë në portë. /abcnews.al