Kërkuan pavarësi, ja vendimi që ka marrë Mbretëresha për Princ Harry dhe Meghan

schedule21:13 - 13 Janar, 2020

schedule 21:13 - 13 Janar, 2020

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II pajtohet me kërkesën e Princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle, për të jetuar të pavarur financiarisht dhe për të ndarë kohën mes Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Në një deklaratë për mediat, Mbretëresha tha se e mbështet çiftin në këtë “periudhë tranzicioni”.

Sipas “BBC” ajo është shprehur se është plotësisht në mbështetje të çiftit, edhe pse  do të preferonte që ata të ushtronin rolet e tyre me kohë të plotë në Mbretëri.

Gjatë kësaj javë familjarët kanë zhvilluar bisedime të gjata me Harry-n, teksa Meghan dhe djali i saj ndodhen në Kanada.

Në një deklaratë për mediat, Mbretëresha tha se bisedimet kanë qenë shumë konstruktive.

“Megjithëse do të preferonim që ata të mbeten anëtarë të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si një familje, ndërsa mbeten pjesë e vlerësuar e familjes time”.

Historiani Robert Lacey, duke komentuar ngjarjen në BBC, tha se “deklarata e Mbrëtëreshës është jashtëzakonisht personale, me disa referenca “familja ime” dhe “nipi im”. Në vend të përdorimit të titujve zyrtarë të çiftit – Duka dhe Dukesha e Sussex – Mbretëresha thjesht i quajti ata “Harry and Meghan”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!