Zhvillohet sot seanca paraprake në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.
Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar të jetë i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësoshet nga avokatët, Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.
Gazetarja Glidona Daci, bën me dije për abcnews.al se Kaso ka mbërritur pak minuta më parë në gjykatë. Po ashtu në gjykatë ka mbërritur edhe i akuzuari tjetër Arben Ristani. Ndërsa Ilir Dervishi ka zgjedhur të përfaqësohet nga po ashtu nga avokatët.
Do të jetë gjyqtari Lazer Sallaku, ai i cili do të japë vendimin për çështjen. Ndërsa seanca e sotme zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se Prokurorët Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kane qene te ndare për dërgimin e dosjes në Gjykatë. Kërkesa për gjykim, është firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë. Prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim.