Borë e ngrica, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve nga jugu në veri

schedule08:53 - 13 Janar, 2020

schedule 08:53 - 13 Janar, 2020

Reshjet e borës të një dite më parë duket se kanë krijuar edhe problemet e para në qarkullimin rrugor në disa qarqe të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të hënë ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve të fundit rajoni jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë në njoftimin e ARRSH rezulton se probleme në qarkullim si pasoje e bores dhe ngricave paraqiten në rajonin verior.

“Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera garkullimi vazhdon normalisht. mTë gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!