Sergio Aguero shënoi tre gola sot në takimin kundër Aston Villës në Premier League, duke thyer dy rekorde të pabesueshme. Ylli argjentinas u bë lojtari më me shumë tripleta në Premier League, plot 12, duke lënë pas legjendarin Alan Shearer (11).
Për më tepër, Aguero u ngjit në kuotën e 176 golave në Premier League, duke lënë pas edhe Thierry Henry. Pas këtyre arritjeve fantastike, Aguero foli për mediet britanike: “Jam shumë i lumtur që kam thyer këto rekorde dhe dua të falënderoj shokët e skuadrës.
Dua të vazhdoj të shënoj gola, por gjithçka varet nga shoëkt e mi të skuadrës. Nëse ata më pasojnë mua, është OK, e zgjidh unë shëninim e golave”, tha mes të tjerash numri 10 i Manchester Cityt./abcnews.al