Në një intervistë për Calciomercato.com, Maxi Lopez zbuloi se si kaloi te Milani në vitin 2012, madje dhe duke refuzuar një kalim në Premier League, në mënyrë që të bashkohej me kuqezinjtë. Gjatë gjashtë muajve që ishte te Milani, Lopez shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.
“Kur ata më thanë që Milani më donte, unë isha shumë pranë kalimit në Angli. Sidoqoftë, Milani ka qenë gjithmonë klubi im i preferuar, kështu që vendosa të qëndroj në Itali. Unë firmosa kontratën, por më pas një prej drejtuesit më kërkoi të prisja disa ditë, pasi përveç meje, ata donin të merrnin një lojtar tjetër (Carlos Tevez).
“Në fund, ata nuk ishin në gjendje të nënshkruan një sulmues tjetër. Unë tashmë e kisha nënshkruar kontratën time, kështu që në ato ditë nuk mund të shkoja në Angli ose të kthehesha në Catania. Më duhej të prisja disa ditë”.
Aktualisht, sulmuesi argjentinas po luan për Crotone në Serie B. Ata janë ngjitur në vendin e tretë në renditje dhe do të shpresojnë të rikthehen edhe një herë në Serie A./abcnews.al