Shkarkohet trajneri i Sadikut dhe Bares, video intime qëllon fatale

schedule12:26 - 12 Janar, 2020

schedule 12:26 - 12 Janar, 2020

Video intime që u përhap shpejt në rrjetet sociale ka qëlluar fatale për trajnerin e Armando Sadikut dhe Keidi Bares. Klubi i Malagës e kishte pezulluar përkohësisht, ndërsa ka marrë vendimin final në lidhje me këtë çështje.

Andaluzianët kanë vendosur të shkarkojnë Victor Sanchez del Arno nga detyra e trajnerit. 43-vjeçari është një emër i njohur në futbollin iberik, pasi është aktivizuar me Real Madrid si futbollist (1966-1998), teksa ka drejtuar klubet e Deportivo La Coruna, Olympiacos dhe Betis më parë.

“Malaga ka vendosur të ndërpresë kontratën me Victor Sanchez. Klubi bëri të pamundurën për të zgjidhur situatën në mënyrë miqësore, por ishte e pamundur. Malaga mori këtë vendim duke marrë parasysh dëmin serioz të shkaktuar nga ngjarjet e fundit ekstra-sportive”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit që garon në La Liga 2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!