Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier, 44-vjeçarit i vendoset tritol në lokal

schedule08:40 - 29 Nëntor, 2026

schedule 08:40 - 29 Nëntor, 2026

Një incident me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2026, rreth orës 04:15. Ka qenë pronari i lokalit, shtetasi 44 vjeçar, i cili ka njoftuar sallën operative se i ishte dëmtuar fasada e biznesit të tij.

Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse. Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin ligjor të tij.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!