Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta “prek” kreun e Superligës/ Durrsakët fitojnë 3-2 në fushën e Vorës, presion Egntias

schedule19:31 - 28 Nëntor, 2026

schedule 19:31 - 28 Nëntor, 2026

U arrit suksesi I dytë radhazi, dhe gjithçka është kthyer në normalitet.

Teuta e la prapa minikrizën e rezultateve, dhe fitorja 3-2 në fushën e Vorës e bën që të jetë më e sigurt në pretendimet e saj për titullin kampion.

Në sfidën e javës së 13-të të Superligës, të luajtur në stadium kundërshtar, durrsakët përballuan një pjesë të parë të vështirë, kur pësuan gol të parët.



Vorakët e nisën me gol, pasi Trajkov shënoi që në 3’, ndërsa miqve iu desh shumë kohë për të reaguar.

Vetëm pas minutës së 22-të nisi presioni I tyre, që kulmoi me golin e barazimit nga Pedro, pas një aksioni të gjatë dhe të rrezikshëm.

Më pas, ekipi I trajnerit Edlir Tetova vazhdoi presionin, por nuk pati avantazh deri në pushim.

Në 56’, Teuta kaloi në avantazh pasi gjuajtja e Kallakut u devijua për në rrjetë.

Në një përballje të ekuilibruar me sulme të të dyja palëve, miqtë treguan cilësi më të lartë dhe Boçi shënon bukur për 3-1, pas një aksioni po ashtu të bukur.

Ishte minuta e 69-të dhe u duk se gjithçka përfundoi, ndonëse lojë kishte ende.

Vora këmbënguli dhe pesë minuta para fundit mori shpërblimin me penalltinë e fituar, që u shoqërua me karton të kuq për Zhongon.

Teuta mbeti me 10 lojtarë, ndërsa vorakët e trajnerit Bellai u afruan pas penalltisë së saktë nga Klement.

Ky sukses bëri që “djemtë e detit” janë tani vetëm një pikë prapa Egnatias, që do të luajë këtë të diel në orën 18:30 ndaj Elbasanit, pikërisht në Rrogozhinë.

Kriza me dy humbje radhazi dhe tri ndeshje pa fitore është pasuar nga dy suksese po radhazi.

Vora, ndërkaq është kandidat I fortë për të rënë nga kategoria duke qenë në vend të parafundit me 13 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!