Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora kryeqytet për një ditë/ Mersini për “ABC News”: 500 artistë nga grupe të ndryshme artistike nga trevat shqiptare

schedule15:20 - 28 Nëntor, 2026

schedule 15:20 - 28 Nëntor, 2026

Qyteti i Vlorës është kthyer në qendër të festimeve për 28 Nëntorin, me aktivitete festive, muzikë dhe ngjyra folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.

Në një intervistë për ABC News, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, u shpreh se këtë vit qyteti mirëpriti rreth 500 artistë nga grupe të ndryshme artistike, të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare.

Mersini theksoi se ceremonia e ngritjes së flamurit dhe aktivitetet e organizuara përcollën një mesazh të fortë bashkimi dhe krenarie kombëtare.



Sipas saj, Vlora mbetet simbol i historisë dhe identitetit kombëtar, ndërsa synimi është që qyteti të kthehet në një destinacion ku çdo fëmijë shqiptar të njohë vendin ku u shpall Pavarësia.

Festimet do të vijojnë edhe në mbrëmje me një shfaqje artistike, ndërsa aktivitetet do të kulmojnë më 29 Nëntor me një tjetër program festiv.

“Është emocion, identitet, krenari kombëtare. Vlora është qytetari që zgjodhi që qytetarët në këtë qytetar të shpallin lirinë. Nga ky shesh dhanë një mesazh që bashkimi dhe interesat kombëtare janë çdo gjë. Vlora fton të gjithë këto ditë, sepse vizioni jonë është që çdo fëmijë të vijë në këtë qytet dhe të krijojë vizionin se ku ka lindur shteti shqiptar. Në këtë qytet janë 500 artistë të ardhur nga treva të ndryshme të Shqipërisë. Sot festa dhe ceremonia e flamurit ishte me emocion. Në darkë do të kemi një super shfaqje. Data 29 do të ketë padiskutim dhe aktivitete festive. Duhet të jemi të bashkuar sepse nëse jemi të bashkuar do të kemi vërtet një Shqipëri europiane”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!