Elita e futbollit italian ka nisur sirenat për të. Kristian Shpendi është sulmuesi i momentit në Serinë B, shënuesi më i mirë i kampionatit, dhe besohet se përveç Frozinones, për të interesohet edhe Kaljari.
Klubi nga Sardenja shpreson të përfitojë nga fakti se sulmuesi kuqezi nuk ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Çezenën, për të arritur një akord me toskanët.
Shpendi ka kontratë deri në 2028, pra i skadon pas një viti e gjysmë, dhe I është ofruar rinovimi të paktën edhe për një sezon tjetër.
Palët nuk po përparojnë në bisedime dhe vetë Çezena po mendon për ta shitur kartonin, ndërsa kjo është e mundur. Sipas “transfermarktit”, kartoni i tij vlen 5 milionë euro, ndonëse toskanët duan 8 milionë, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane.
Një formulë mund të jetë shitja e kartonit, në një shifër të mesme, dhe pastaj Shpendi të lejohet të vazhdojë të luajë tek Çezena në formë huazimi.
Forma e sulmuesit të Shqipërisë është e shkëlqyer, me 12 gola e një asist në 13 ndeshje në Serinë B, duke qenë kandidati kryesor për të fituar Këpucën e Artë. Besohet se sezoni o ardhshëm do ta gjejë në Serinë A./abcnews.al


