Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpendi, kundër të shkuarës/ Sulmuesi i ri i Kombëtares, sot përballë vendit ku nisi sportin

schedule12:29 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:29 - 29 Shtator, 2026

E shkuara nuk harrohet dhe vjen një moment që të del përballë.

Kjo mund të ndodhë sonte me Kristian Shpendin, sulmuesin e grumbulluar nga kombëtarja, që luan në Serinë B italiane për Çezenën.

Jo të gjithë e dinë, ndonëse ata që ndjekin futbollin po, që Kristiani dhe vëllai I tij, Stiveni, fillimet e karrierës i patën në San Marino, pikërisht aty ku Shqipëria do të jetë këtë të martë ndaj kombëtares vendase në Ligën e Kombeve.



Stiven nuk është i thirrur në ekip, ndërsa Kristiani nuk pati minuta në duelin e parë të këtij konkurrimi, pikërisht në “Arenën Air Albania” të shtunën e kaluar ndaj Bjellorusisë, në fitoren 2-0.

Gjithsesi, kjo mund të ndryshojë sonte në orën 20:45.

Kristiani, që është një sulmues i rëndësishëm i Serisë B, dhe që fare mirë mund të luajë në elitën italiane, mund të ketë minuta nga ana e trajnerit Rolando Maran, qoftë si titullar, apo edhe në vazhdim e sipër.

Do të ishte një kënaqësi e madhe për të, përballë tifozëve sanmarinezë që dikur e kishin të vetin, edhe pse gjithashtu një numër shumë i madh shqiptarësh do ta ndjekin këtë ndeshje.

Kristian dhe Kristian Shpendi u transferuan nga San Marino për tek Çezena kundrejt një shume të përbashkët prej 5 000 eurosh për kartonat e tyre, dhe që nga ajo kohë janë të dalluar në Apenine.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!