Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Droni mbi aeroportin e Këln-Bonit në Gjermani, pezullohen fluturimet për dy orë e gjysmë

schedule14:18 - 28 Nëntor, 2026

schedule 14:18 - 28 Nëntor, 2026

Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këln-Bonit shkaktoi ndërprerjen e të gjitha operacioneve ajrore për rreth dy orë e gjysmë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas agjencisë WAM, objekti fluturues u konstatua pak para orës 22:00, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve, si masë paraprake për garantimin e sigurisë së pasagjerëve dhe personelit të aeroportit.

Pas incidentit, shërbimi gjerman i navigimit ajror nisi verifikimet për të përcaktuar rrethanat e pranisë së dronit dhe nëse ai përbënte rrezik për trafikun ajror.



Pezullimi përfundoi pak pas mesnatës, kur shërbimi i navigimit ajror dha miratimin për rifillimin e operacioneve.

Incidenti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në një nga aeroportet e rëndësishme të Gjermanisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!