Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Everton “ngre” flamurin kuqezi/ Klubi i elitës angleze uron shqiptarët me rastin e Pavarësisë

schedule14:00 - 28 Nëntor, 2026

schedule 14:00 - 28 Nëntor, 2026

Lidhjen me vendin tonë nuk e ka aq të fortë. Evertoni, klubi i Premier Ligës angleze, ka pasur vetëm një lojtar nga Shqipëria në radhët e veta, Armando Brojën, edhe atë për shumë pak kohë, por kjo nuk e pengoi që të bënte një urim të veçantë.

Blutë nga Liverpuli postuan në faqen e tyre zyrtare në “threads”, një mesazh me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë këtë 28 nëntor.

Botimi ishte I thjeshtë, edhe pse I bukur, me stadiumin në buzë të detit në sfond, me flamurin shqiptar dhe me fjalët, “Shqipëria, Dita e Pavarësisë”. Një gjest i veçantë, i vetmi nga ana e klubeve të njohur në pesë ligat më të fortë të Europës, siç janë ato në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani e Francë.



Armando Broja mbajti fanelën e Evertonit, si I huazuar nga Çelsit, në sezonin 2024-2025, duke u kthyer në fushë pas dëmtimeve të shumta, dhe madje nuk arriti të shënonte asnjë gol, edhe pse shpesh tregoi klasin e tij.

Gjithashtu, ai pësoi një tjetër lëndim në “Gudison Park”, e më pas kaloi tek Bërnli ku ndodhet edhe sot, pasi u kthye për pak kohë tek Çelsi. Broja është një nga shqiptarët e paktë që kanë luajtur në Premier Ligën angleze, ashtu si dikur Lorik Cana, Tomas Strakosha apo tani Anis Mehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!