PRIZREN– Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, në Prizren është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës.
Ceremonia u zhvillua pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.

Me vendosjen e shtatores dhe emërtimin e sheshit, Prizreni nderon figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.
Shën Nënë Tereza u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.
Përurimi i shtatores dhe sheshit u zhvillua në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit.


