Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marc Marquez “zbret” nga motori/ Legjenda e MotoGP njofton tërheqjen përfundimtare nga pistat

schedule14:36 - 27 Nëntor, 2026

schedule 14:36 - 27 Nëntor, 2026

Përflitej prej kohësh, por askush nuk e priste që të ndodhte pikërisht në këtë mënyrë. Në transmetim global, Marc Marquez njoftoi se do të tërhiqet nga Moto GP në fund të këtij sezoni.

Dukshëm i prekur, ai e dha lajmin duke mbajtur në duar disa tabela, pak para sesioneve të provave të lira për garën e fundit të Botërorit në Valencia.

Pak ditë më parë, Marquez triumfoi me titullin e tij të dhjetë botëror – duke barazuar rekordin e Agostinit dhe duke vulosur përfundimisht vendin e tij në librat e historisë. Pasi kishte arritur në majën e këtij sporti, ai e ndjente qartë se aventura e tij e jashtëzakonshme mbi motoçikletë kishte prekur kulmin.



Kështu, MotoGP humbet një nga figurat e tij më të rëndësishme.  Historia e tij nisi në një moshë shumë të re. Në vitin 2010, Marquez fitoi titullin e tij të parë botëror në kategorinë 125cc, dhe dy vjet më vonë, u shpall kampion në Moto2. Në vitin 2013, në debutimin e tij në MotoGP me Honda, ai arriti një sukses historik: vetëm 20 vjeç, u bë kampioni botëror më i ri ndonjëherë në kategorinë më të lartë. Ai fitoi sërish vitin pasues, e më pas nisi një seri të jashtëzakonshme prej tre titujsh radhazi, nga viti 2016 deri në 2018.

Në vitin 2019, spanjolli siguroi titullin e tij të gjashtë botëror në MotoGP, duke kurorëzuar një sezon mbresëlënës që përfshinte dymbëdhjetë fitore dhe tetëmbëdhjetë ngjitje në podium gjatë nëntëmbëdhjetë garave. Dukej se Marquez ishte i destinuar të thyente çdo rekord, por një rrëzim gjatë Çmimit të Madh të Spanjës në vitin 2020 solli thyerjen e kockës së krahut të djathtë.

Kampioni rikthehet te fitoret, ndonëse nuk është më ai piloti i dikurshëm. Për vitin 2024, Marquez zgjedh skuadrën Gresini Ducati, duke hequr dorë nga një pozicion i privilegjuar në përpjekjen e tij për të rifituar.

Në vitin 2025, ai kalon te skuadra zyrtare e Ducati-t dhe siguron kurorën e tij të shtatë në kategorinë kryesore. Është një sezon dominues, me njëmbëdhjetë fitore në gara “Grand Prix”, që e rikthen atë në majën e botës gjashtë vjet pas triumfit të tij të fundit. Në vitin 2026, Marquez fiton titullin e tij të dhjetë botëror në total – i teti në MotoGP, që I lejoi të kalojë rivalin e tij të madh Valentino Rossi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!