Shqipëria synon të mbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në fund të vitit të ardhshëm. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson progresin e bërë nga vendi, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit, por thekson se sfidë mbetet zbatimi i reformave në praktikë.
Në konferencë me kryeministrin Rama, komisionerja Kos nënvizoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe paralajmëron se viti i ardhshëm mund të jetë vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
“Nëse Shqipëria dëshiron të mbyllë negociatat duhet të tregojë rezultate për ato reforma të cilat janë të domosdoshme për secilin kapitull. Që do të thotë që ju keni bërë shumë për sundimin e ligjit, përndryshe nuk do të ishte bërë raporti i piketave të ndërmjetme, por për të gjithë kapitujt e tjerë për t’u mbyllur ato, ne shpresojmë, ato pesë të tjera, shpresojmë që do të mbyllen pra deri në fund të këtij vitit, që do të thotë që 1/4 e kapitujve do të jetë mbyllur provizorisht, që do të thotë për secilin kapitull ka kushte të cilat duhet të përmbushen për reformat përkatëse.
Ndërsa sa i përket reformave, sundimi i ligjit, reformat në drejtësi janë në thelb të asaj që Shqipëria ka bërë për anëtarësimin në BE. Legjislacioni mjedisor është shumë i rëndësishëm gjithashtu dhe mendoj që Shqipëria është një nga vendet të cilat ka bërë reformën e drejtësisë në një shkallë shumë të madhe.
Ajo që na duhet është që të ketë një sistem ë gjyqësor të fortë, efektiv, të pavarur, që do të thotë që reformat të vijojnë, të vihen në zbatim siç duhen në të gjitha fushat e sektorit.
Dhe sigurisht ajo që dëshirojmë të shohim gjithashtu dhe ju pyetët për shembull për këtë, sa më gjithëpërfshirës të jetë procesi, aq më mirë është për qytetarët që ata të kuptojnë se çfarë po sjellin këto reforma për ta dhe këto ligje të reja çfarë të mira sjellin atyre.
Pra, ndaj dje unë isha pjesë e takimit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian dhe ishte shumë interesante që diskutuam me organizatat e shoqërisë civile se çfarë duhet bërë dhe ramë gjithashtu dakort që ne do të takohemi më shpesh. U thashë në fakt që nuk do të mund të mos më takojnë në vitin e ardhshëm sepse unë do të vij gjithnjë e më shpesh. Dhe e them këtë në bazë të përvojave që kemi parë për shembull me Malin e Zi sivjet, që do të thotë që ky mund të jetë viti vendimtar për Shqipërinë.
Zoti kryeministër tha që ky do të jetë në fakt viti vendimtar për Shqipërinë, që do të thotë që me të gjithë mbështetjen që na ka prej nesh Shqipëria, që do të thotë që është edhe pika e fundit për të arritur në fundin e negociatave.
Ne kemi mësuar shumë gjatë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi. E kam fjalën këtu për ato gjëra që janë të rëndësishme, çfarë lloj dinamikash duhen dhe çfarë gjithëpërfshirje duhet dhe që jo vetëm këtu, por për sa i përket opozitës, shoqërisë civile, por edhe shteteve anëtare, zgjerimi nuk mund të ndodh pa shtetet anëtare.
Prandaj puna jonë vitin e ardhshëm nga ana e Komisionit Europian, po besoj që kjo vlen edhe për qeverinë shqiptare, do të jetë që ne do të jemi më të pranishëm tek shtetet anëtare duke ua shpjeguar atyre ecurinë e Shqipërisë, përparimin e saj, se si po ecën ajo përpara në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe cilat janë të mirat, pra përfitimet që ka BE-ja nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, u shpreh Kos./abcnews.al


