Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë”/ BE jep fondet, Krisafi: Qëllimi, t’i afrohemi mesatares së unionit

schedule23:33 - 25 Nëntor, 2026

schedule 23:33 - 25 Nëntor, 2026

Në përfundim të samitit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mori një dhuratë për festat e fundvitit. Në javët e ardhshme, vendi do të përfitojë nga fondi i Planit të Rritjes per shtetet e Ballkanit, që është 338 milionë euro. Nga Brukseli, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se Shqipëria vijon të ecë përpara, duke befasuar me negociatat për anëtarësimin.

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, ndaj ka siguruar fonde nga BE.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Krisafi u shpreh se qëllimi është që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, t’i afrohen mesatares së BE.



“Kjo është taktikë e BE me shumicën e vendeve që pritet të anëtarësohen. Vendet nuk duhet të kenë diferencë shumë të madhe me ato që janë pjesë e BE. Prandaj janë këto fonde, për të arritur një mesatare të BE. Qëllimi është për të mbyllur një lloj hendeku që ekziston. Për të mbyllur këtë hendek, shërbejnë këto fonde, kanë ardhur, do vijnë edhe pasi të bëhemi pjesë e BE. Është strategji e BE. Është padiskutim një lajm i mirë për Shqipërinë. Tregon se detyrat e shtëpisë janë bërë, ndryshe nuk arrin t’i marrësh fondet. Fondet hapen vetëm kur bëhen detyrat e shtëpisë, bëhen reforma, shihet përparim nga ana e BE.

Tregon se ka një vullnet për t’u anëtarësuar në BE. Janë përfitime që vijnë dalëngadalë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shkrirje graduale me tregun e përbashkët europian. Integrimi bëhet gradual që në momentin e anëtarësimit të mos ketë probleme, që kalimi të jetë sa më i butë të jetë e mundur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!