Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Progresraporti i BE-së, Ismaili: Reflekton angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Më 10 dhjetor seancë

schedule18:43 - 25 Nëntor, 2026

schedule 18:43 - 25 Nëntor, 2026

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka vlerësuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe qeverisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për përmbushjen e reformave dhe rekomandimeve të evidentuara në Progresraport.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Ismaili bëri të ditur se më 10 dhjetor do të zhvillohet një seancë plenare e dedikuar progresraportit, ku përmes debatit parlamentar qytetarët do të informohen mbi ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar.

Ajo u bëri thirrje forcave politike që ta shohin procesin e integrimit përtej ndasive politike, duke theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.



“Progresraporti reflekton më së miri jo vetëm angazhimin e Shqipërisë, por reflekton një bashkëpunim të ngushtë mes Kuvendit dhe qeverisë. Reflekton punën e një grupi fantastik që janë negociatorët, të cilët ndjekin hap pas hapi punën e negociatave.

Të pasurit një seancë plenare me debat për progresraportin është diçka pozitive, për atë se çfarë qytetarët mund të marrin, ku mund ta shohin Kuvendin si një arenë, ku secili ka mendimet e veta. Në datën 10 dhjetor është seanca që do t’i kushtohet progresraportit, për të informuar qytetarët lidhur me progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Progresraporti është një faktor që ne lexojmë se çfarë kemi bërë deri tani dhe çfarë duhet të përmirësojmë. Këtu nuk ka ndasi as me opozitën. Por, duhet ta shikojmë këtë proces përtej ndasive, për të rritur bashkëpunimin mes dy partive politike, që rezultati të jetë më i arritshëm”, u shpreh Ismaili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!