Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, Rama ndan pamjet nga Tirana

schedule08:32 - 25 Nëntor, 2026

schedule 08:32 - 25 Nëntor, 2026

Shqipëria mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, një aktivitet i rëndësishëm që mbledh në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si dhe figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur.

Për këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti me peshë për Shqipërinë.

Në fokus të këtij takimi janë investimet, bashkëpunimi ekonomik dhe forcimi i lidhjeve mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.



“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!